16 Dhjetor 2023, 15:28
Nga a.l
Erion Veliaj
TIRANË- Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar krijimin dhe organizimin e kësaj drejtorie të re. Ajo do të jetë në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi do të ketë një pagë prej 1.4 milionë lekësh.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka publikuar vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pagën e secilit punonjës që do të përfshihet në këtë drejtori të re.
SHKRIMI I PLOTË:
Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund! Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik. Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.
Pra “burgun” e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë.
Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra! Që luani, majmuni, rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, qelbësi, fazani dhe kafshët e tjera kanë nevojë për Drejtor të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie dhe Përgjegjës Sektori këtë vetëm Erion Veliaj mund ta kuptojë!
Ndërkohë bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë. Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë!
Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për “kafaz” tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës!


erion veliaj
Politike
16 Dhjetor 2023, 14:52
A.B
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë. Ai u pyet ng...
Politike
16 Dhjetor 2023, 13:54
A.B
Edi Rama
ITALI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimin me kryeministren e Italisë Giogia Meloni tha se qendra e pritjes së e...
Politike
16 Dhjetor 2023, 13:22
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqi...
Politike
16 Dhjetor 2023, 13:05
A.B
Rama dhe Berisha
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka gjetur fajtor për shpifje kryedemokratin Sali Berishën pas një tjetër padi...
Politike
16 Dhjetor 2023, 12:50
A.B
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryedemokrati Sali Berisha, ka zhvilluar një takim sot me Kryesinë në degën e PD në Gjirokastë...
Politike
16 Dhjetor 2023, 12:15
A.B
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako se po përdoret për...
Politike
16 Dhjetor 2023, 10:45
Dosja.al
Sali Berisha:
Qyno, Balla dhe Dumani. Kush e theu ligjin?
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por jashtëzako...
Politike
16 Dhjetor 2023, 10:06
A.B
Mitsotakis dhe Rama
GREQI- Pas ‘përplasjeve’ të Kyriakos Mitsotakis me kancelarin gjerman Olaf Scholz në lidhje me procesin...
Politike
15 Dhjetor 2023, 22:36
I.A
Sondazhi
TIRANË- Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të pyetur nuk i njohin liderët e rinj. Më pak prej tyre njihet ...
Politike
15 Dhjetor 2023, 22:26
I.A
Sondazhi
TIRANË- Pëlqyeshmëria e liderëve të rinj është analizuar nga Barometri edhe për të kuptuar sa kan&eum...