Politike

Berisha: Do të ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të rrëzojmë këtë armik të egër

Një një takim me simpatizantët në Gjirokastër, pasditen e sotme ai tha se mosbindja civile do të përmbysë atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve të vendit. 

16 Dhjetor 2023, 17:43 Nga a.l
Berisha: Do të ngrihemi në një mosbindje civile dhe do të
Sali Berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar mosbindje civile që sipas tij do të jetë një kthesë vendimtare për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë. Një një takim me simpatizantët në Gjirokastër, pasditen e sotme ai tha se mosbindja civile do të përmbysë atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve të vendit. 

"Kënaqësi e veçantë që jam këtu në një moment kthese vendimtare për PD-në, për shoqërinë shqiptare, për demokracinë dhe kombin shqiptar. PD ka qenë dhe mbetet parti e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Mbetet parti e interesit kombëtar, e shtetit ligjor dhe orientimit të saj euroatlantik. Në këtë aspekt nuk ka asnjë kthesë, por kthesa e madhe që kërkohet sot nga ne, nga çdo demokrat, është qëndrimi që duhet të mbajmë ne për realizimin, për garantimin e këtyre parimeve. Kthesa që kërkohet nga ne, nga çdo demokrat dhe demokrate, ka të bëjë me misionin e ri që duhet të marrë përsiper PD, të përmbysë me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, atë që erdhi me termin rilindje në vitin 2013 dhe u vërtetua si një revansh primitiv hakmarrës ndaj demokracisë dhe përfundoi në një diktaturë bande, në një diktaturë krimi, në një diktaturë të shpërbërjes së arritjeve tona. Sot, ne mblidhemi këtu në një moment kur Shqipëria sundohet nga një regjim, në të cilin krimi me lidhjet e tij gjer te kryeministri, në të cilin kartelet e drogës, nga Sinaloa e Meksikës, e udhëhequr nga dy shqiptarë, tek ato të Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, kanë lidhje me zyrën e kryeministrit. Mblidhemi në një kohë kur krimi dhe bandat kanë caktuar ministër të rendit, eksponentin kryesor të tyre. Mblidhemi sot në një moment kur krimi vendos kudo, jo vetëm me këto lidhje, por edhe me grykën e revoles, në rrugë dhe në qelitë e burgjeve me sigurinë më të lartë. Mblidhemi sot në një regjim të diktaturës së bandave, i cili tre muaj, pesë muaj para zgjedhjeve, liron nga burgjet vrasësit serialë, sjell nga Dubai dhe vendet e tjera, trafikantët më të rrezikshëm për t’i vërsulur kundër votës së lirë të qytetarëve shqiptarë", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll