Sport

Impresionuese! 55 shtete, 734 klube... dhe vetëm një ekip europian i ka fituar të gjitha ndeshjet në ligën e saj

Seri prej 15 'ngjyrëshe' me 52 gola të shënuar dhe vetëm 6 të pësuar

15 Dhjetor 2023, 13:23 Nga DOSJA

Impresionuese! 55 shtete, 734 klube... dhe vetëm një ekip europian i

HOLANDE - Kur flasim për skuadra të pathyeshme, impulsi i parë është të mendosh për klube si Manchester City, Real Madrid apo Bayern Munich, por realiteti nuk është gjithmonë aq i dukshëm.

Në një kohë kur shumica dërrmuese e kampionateve evropiane po shkojnë drejt fundit të raundit të parë, ka një ekip që nuk e di se si është të humbasësh (ose barazosh) në ligën e tij përkatëse. Quhet… PSV Eindhoven.

Po, midis 734 klubeve që luajnë në divizionet kryesore të meshkujve të 55 vendeve anëtare të UEFA-s, vetëm skuadra Eindhoven, ka fituar çdo ndeshje të luajtur. Ajo ka arritur një seri mbresëlënëse prej 15 fitoresh, duke shënuar 52 gola dhe duke pësuar vetëm gjashtë. Vetëkuptohet se PSV është në garë për titullin holandez, duke pasur tashmë 10 pikë epërsi ndaj Feyenoord, kampionit aktual (45/35).

Duke hedhur vështrimin në të gjitha garat, skuadra e Peter Bosz regjistroi vetëm një humbje në 26 ndeshje, konkretisht në Champions League, kundër Arsenalit (0-4). PSV duhet thënë se përfundoi në vendin e 2-të të Grupit B dhe kështu garantoi një vend në '16-ën' e kompeticionit miliona dollarësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll