Sport

Sulmuesi kuqezi Rafael Leão i etur: “Do të përpiqemi të fitojmë Europa League, është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë”...

Ndërkombëtari portugez u rikthye nga dëmtimi si titullar te kuqezinjtë

14 Dhjetor 2023, 16:10 Nga DOSJA

Sulmuesi kuqezi Rafael Leão i etur: “Do të përpiqemi

ITALI - Fitorja 2-1 kundër Newcastle e dërgoi Milanin në “play off”-in e Europa League, një kompeticion që Rafael Leão e shikon tani se është objektivi i kuqezinjve. 

"Ne donim të vazhdonim garën në Champions League, por përfunduam duke festuar, pasi fituam 3 pikë shumë të rëndësishme. Do të përpiqemi të fitojmë Europa League, pasi është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë. Fatkeqësisht, ne nuk mundëm të arrinim objektivin tonë për të qëndruar në Champions League, por ne jemi ende në Evropë”,- tha sulmuesi portugez, i cili u rikthye nga dëmtimi direkt në formacion. 

"Ishte e vështirë. Këto momente të përgjegjësisë së shtuar më ndihmojnë të rritem. Nuk u ndjeva shumë rehat në pjesën e parë, por skuadra më ndihmoi të ngrija nivelin pas pushimit", theksoi ai.

Nga ana tjetër Stefano Pioli u tregua ambicioz. "Duam të fitojmë Europa League? Le të shkojmë ta fitojmë atë atëherë! Leao? Ai është shumë më i pjekur, më i përgjegjshëm dhe më i fokusuar, ai merr pjesë më shumë në lojë. Nuk e dija se sa minuta do të mund të luante sot e kalova ndeshjen duke e pyetur se si ndihej”, tha trajneri i kuqezinjve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll