Sport

Presidenti i Salernitanas shpërthen: “Nuk e meritojmë një ekip me këmbë dembele. Në janar do t’i shes ata që nuk djersijnë”...

Danilo Iervolino e shkatërron skuadrën në një konferencë për shtyp

14 Dhjetor 2023, 15:24 Nga DOSJA

Presidenti i Salernitanas shpërthen: “Nuk e meritojmë një

ITALI - Salernitana është në vendin e fundit në kampionatin italian dhe presidenti i klubit, Danilo Iervolino, në një konferencë shpërthyese për shtyp për tifozët, nuk i ka kursyer lojtarët. Danilo Iervolino thotë se ka shpenzuar shumë para për ndërtimin e kësaj skuadre dhe se rezultatet janë shumë më të ulëta se basti i bërë vitet e fundit.

"Më vjen keq për tifozët, të cilët po kalojnë një moment shqetësimi. Jemi të fundit në tabelë dhe kjo skuadër nuk është ndërtuar për të qenë në këtë pozicion",- u shpreh Iervolino, i cili në tetor zëvendësoi Paulo Sousa me Filippo Inzaghin, komandën teknike të ekipit.

“Kemi shumë ndërkombëtarë, lojtarë premtues, kam shpenzuar shumë para në më pak se dy vjet, që të mundohem t'i përmbushim angazhimet tona,- shtoi ai. - Sezonin e kaluar patëm një sezon të rëndësishëm, morëm pjesë për të tretën herë radhazi në Serie A dhe nuk meritojmë një ekip që nuk dëshiron të djersitet, ose që ka këmbët përtace.

Marr përsipër përgjegjësitë e mia, zgjedhjen e trajnerëve dhe lojtarët janë bërë nga unë. Kam blerë lojtarë të mirë, dhjetë janë ndërkombëtarë, lojtarë nga Nice, Juve apo Atalanta. Nuk i bleva në kategorinë e dytë! Kemi një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë, jemi përpjekur të forcohemi në të gjitha departamentet”, vijoi ai.

Presidenti nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale të skuadrës. "Shumë lojtarë duan të largohen, nuk u pëlqen Salernitana. Ata janë këtu, por do të donin të ishin diku tjetër. Ne kemi rroga shumë të larta, lojtarë të shtrenjtë dhe ata nuk i kanë respektuar angazhimet e tyre.

Janë ata që duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Nesë nuk luajnë me gëzim duhet të dinë se kjo do të ketë pasoja. Do të jem i ashpër me shumë prej tyre. Në janar do shes ata që nuk do duan të jenë këtu, tani e tutje ne do të mbajmë vetëm ata që duan të jenë në Salerno, ata që i duan këto ngjyra, këtë qytet dhe atë që është në dispozicion."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll