Sport

Dhoma e zhveshjes te Chelsea në "zhurmë": lojtarët të hutuar nga vendimi i Pochettinos

Shiriti i kapitenit te ‘blutë’ e Londrës është në ankand…

14 Dhjetor 2023, 15:09 Nga DOSJA
Dhoma e zhveshjes te Chelsea në "zhurmë": lojtarët

ANGLI - Lojtarët e Chelseat ishin “të hutuar” nga vendimi i Mauricio Pochettino për të mos i dhënë Thiago Silvës shiritin e kapitenit, duke pasur parasysh mungesën e Reece James dhe Ben Chilwell, të dy të dëmtuar.

Duket se i zgjedhuri i trajnerit argjentinas për ndeshjen me Sheffield United të shtunën e ardhshme do të jetë Conor Gallagher, 23 vjeç, përpara brazilianit. Sipas ‘The Guardian’, skuadra blu është e habitur që Pochettino nuk zgjodhi mbrojtësin 39-vjeçar, i cili ka tre sezone në klub dhe që këtë sezon mori pjesë në 15 nga 19 ndeshjet e skuadrës.

Në takimin me Manchester United, në të cilin Pochettino ishte pa Reece James, Ben Chilwell apo Conor Gallagher, trajneri i dha shiritin 20-vjeçarit Levi Colwill, një i ri që bëri debutimin e tij në ekipin e parë këtë sezon.

Lojtarët i konsiderojnë këto zgjedhje si një “mungesë respekti” ndaj Thiago Silvës, por Pochettino tashmë ka thënë se nuk ka asgjë kundër mbrojtësit dhe se një futbollisti i kalibrit të tij nuk i duhet shiriti në krah për të qenë lider.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll