Sport

Lajm i pakëndshëm për Liverpoolin në prag të derbit ndaj Man.United...

Një lojtar kyç nuk do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp për përballjen me United

14 Dhjetor 2023, 12:15 Nga DOSJA
Lajm i pakëndshëm për Liverpoolin në prag të derbit

ANGLI - Në derbin e së dielës mes Liverpool dhe Manchester United në “Anfield” (17.30), ‘Reds’ do të jenë pa një nga lojtarët kryesorë të tyre, Alexis McAllister. Trajneri i Merseyside, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se mesfushori do të mungojë në derbin kundër “Djajve të Kuq”.

Siç e dini, McAllister u largua me një dëmtim gjatë ndeshjes së Sheffield United një javë më parë. Ndërkombëtari argjentinas nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës për t'u përballur me Union St.Gilois edhe të enjten. Duke folur në konferencën për shtyp para vizitës në Bruksel, Klopp konfirmoi mungesën e Alexis McAllister në ndeshjet e ardhshme të skuadrës.

“Unë nuk jam mjek, por më shpjegojnë çdo ditë se çfarë po ndodh me të dhe ai nuk është gati. Është padyshim pak më e ndërlikuar nga sa menduam në fillim. Kundërshtari i ka dëmtuar edhe muskulin. Tani duhet të presim që gjuri të shërohet dhe të përballemi me dhimbjen, sepse atëherë ishte shumë serioze. Ai është një djalë i shëndetshëm dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë asnjë infeksion dhe deri më tani nuk ka asnjë, gjë që është shumë e rëndësishme”,- tha Jurgen Klopp.

“Nuk jam përballur kurrë me një lëndim si ky dhe shpresoj që të mos zgjasë shumë. Do të thosha se do ta shikojmë gjendjen e tij dita-ditës, por ai me siguri nuk do të jetë në linjë për Man.United”,- shtoi specialisti gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll