Sport

Ndeshjet e fundit në grupe të Europa League, që sonte nuk duhen humbur…

Të gjitha skuadrat që kalojnë në fazën tjetër eliminatore do të zbulohen sonte...

14 Dhjetor 2023, 12:02 Nga DOSJA

Ndeshjet e fundit në grupe të Europa League, që sonte nuk duhen

ZVICER - Sot do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Europa League. Disa prej skuadrave tashmë e kanë siguruar një vend në fazën eliminatore, por të tjerat do të luftojnë fort në raundin final për të kaluar në turin tjetër.

Skuadra si West Ham, Freiburg, Marseille, Brighton, Liverpool, Atalanta, Rennes, Villarreal, Roma dhe Bayer Leverkusen, janë të sigurta për fazën tjetër të turneut.  Megjithatë, le të shohim se në cilat grupe do të ketë një betejë të madhe për një vend në mesin e dy më të mirëve të renditjes.

grupin C, Betis, Rangers dhe Sparta Pragë janë të ndarë me vetëm dy pikë. Betisi mirëpret Rangers dhe ka një shans të madh për të përparuar, i mjafton një fitore ose një barazim kundër skocezëve. Sparta Pragë do të shpresojë të mposhtë Arisin qipriot dhe të gjejë një vend mes dy skuadrave të para në renditje.

West Ham dhe Freiburg do të luftojnë për vendin e parë në Grupin A. Të dyja skuadrat kanë aktualisht 12 pikë, ndërsa sonte takohen në Londër. Vendi i parë garanton pjesëmarrjen në 1/8-finale dhe skuadra tjetër do të duhet të kalojë në “play-off”. 

E njëjta gjë vlen edhe për Brighton dhe Marseille, të cilët takohen sonte në tokën angleze. Para takimit, “Pulëbardhat” janë një pikë prapa skuadrës franceze, e cila është kryesuese në Grupin B.

Gjigantët italianë Roma do të shpresojnë të kryesojnë Grupin G. “Ujqërit” kanë 10 pikë, ndërsa lider është Slavia Pragë me 12 pikë. Në turin final të sotëm, Roma pret Sheriff Tiraspol, ndërsa Slavia Pragë pret Servet.

Ja dhe kalendari i ndeshjeve të sotme në Europa League:

Ndeshjet e fundit në grupe të Europa League, që sonte nuk duhen

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll