Sport

Presidenti i PSG kaloi stres në minutat e fundit të ndeshjes, shihte Milanin në telefon!

Parisienët ishin padyshim të frikësuar deri në sekondën e fundit dhe mund të falënderoj skuadrën nga Milani që vazhdoi më tej në Champions League.

14 Dhjetor 2023, 12:17 Nga DOSJA
Presidenti i PSG kaloi stres në minutat e fundit të ndeshjes, shihte

GJERMANI - PSG arriti të kualifikohet në fazën e eliminimit të Champions League. Momenti i lehtësimit për të gjithë erdhi në minutën e 84 kur Milani arriti të shënonte ndaj Neëcastle. Të gjithë po dëgjonin se çfarë po ndodhte në Angli.

Njeriu i parë i klubit Nasser Al-Khelaifi e ka ndjekur ndeshjen nga telefoni. Një kënaqësi e madhe pasoi në fytyrën edhe të Luis Enrique kur Milani arriti të shënonte ndaj Newcastle. Reagimi i tij i thotë të gjitha. Parisienët ishin padyshim të frikësuar deri në sekondën e fundit dhe mund të falënderoj skuadrën nga Milani që vazhdoi më tej në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll