Sport

Presioni maksimal mbi trajnerin, Xavi duket po jeton “ditët e fundit” te Barcelona…

Shtypi spanjol zbulon, se dy humbjet e fundit, e kanë dobësuar shumë pozicionin e trajnerit

14 Dhjetor 2023, 15:44 Nga DOSJA

Presioni maksimal mbi trajnerin, Xavi duket po jeton “ditët e

SPANJE - Pavarësisht se e ka përfunduar i pari në Grupin H të Champions League (me 12 pikë, po aq sa FC Porto), atmosfera nuk është aspak e qetë për Barcelonën. Shtypi spanjoll që flet për tension të madh dhe "kufirin e situatës" për Xavi, pas disfatë historike 3-2 ndaj Antwerpen.

Sipas As, “Xavi vjen në ndeshjet e fundit të vitit, në një situatë presioni maksimal” dhe ai “e di që brenda nuk ka besimin e disa prej gjashtë anëtarëve të drejtuesve të klubit”.

Gazeta spanjole kujton se në fundjavë, humbja 4-2 nga Girona shkaktoi dëme të mëdha dhe bëri që presidenti Joan Laporta të “ndërhynte në thirrje”, gjë që “dobësoi figurën e trajnerit në dhomën e zhveshjes”.

Duke e llogaritur këtë ndeshje, me ndeshjen e së mërkurës në Champions League, Barcelona pësoi 7 gola dhe “krijoi ndjesinë e të shkuarit askund”. 

Në fund të ndeshjes kundër Antwerp, Xavi, i cili bëri disa kursime në skuadër, por pranoi se rezultati ishte alarmant. “Është normale të jesh i shqetësuar. Skuadra nuk është komode”,- tha trajneri i Barçës, duke theksuar se është “e nevojshme të thyhet momenti i keq”. 

Shtypi spanjol thotë se edhe marrëdhëniet me Dekon nuk janë më të mirat dhe nga deklaratat që kanë bërë të dy, duket se ka shumë dallime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll