Aktualitet

'Dy djemtë ishin në makinë'/ Babai i 42-vjeçarit që i shpëtoi atentatit: Nuk i kemi rënë në qafë askujt

Babai i 42-vjeçarit, Rudolf Zefi që i shpëtoi plumbave teksa po drejtonte mjetin, thtë se nuk kanë probleme me askënd dhe se në momentin kur autori ka qëlluar, në makinë ishin të dy djemtë e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht. 

14 Dhjetor 2023, 10:39 Nga a.l
'Dy djemtë ishin në makinë'/ Babai i 42-vjeçarit
Don Bosko

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mëngjesit të sotëm në zonën Don Bosko në Tiranë. Babai i 42-vjeçarit, Rudolf Zefi që i shpëtoi plumbave teksa po drejtonte mjetin, thotë se nuk kanë probleme me askënd dhe se në momentin kur autori ka qëlluar, në makinë ishin të dy djemtë e tij të cilët kanë shpëtuar mrekullisht. 

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai. 

Ngjarja është denoncuar nga Zefi mëngjesin e sotëm. Ndërsa policia po heton për të rënë në gjurmët e autorit i cili nga kamerat e sigurisë është parë duke lëvizur më këmbë pasi qëlloi me armë drejt dy vëllezërve.

 

 

rudolf zefi

Sondazh

Poll