Sport

Cilat vende që do të kenë nga pesë skuadra në Champions League e ardhshëm?...

Dy vendet me koeficientin më të mirë të UEFA-s këtë sezon, do të fitojnë një skuadër më tepër në kompeticionin më të mirë të klubeve kontinentale sezonin e ardhshëm.

14 Dhjetor 2023, 11:40 Nga DOSJA
Cilat vende që do të kenë nga pesë skuadra në Champions

ZVICER - Sezoni 24/25 do të jetë i veçantë në futbollin europian. Do të jetë fillimi i Champions League e re, e cila do të shkojë nga 32 në 36 ekipe. 

Nga këto katër skuadra 'të reja', dy do të mbërrijnë përmes dy vendeve me renditjen më të mirë të UEFA-s në 23/24, domethënë ato me performancën më të mirë të klubeve të tyre ndërmjet Champions League, Europa League dhe Conference League do të 'fusin fshehurazi” nga një skuadër më shumë në kompeticionin më të lartë kontinental të klubeve. Prandaj, ato do të kenë nga pesë ekipe në Cham,poons League.

Tani për tani, klasifikimi është si ky:

Gjermani - 12.214

Itali - 12.142

Spanja - 11.812

Anglia - 11.000

Belgjika - 9.800

Francë - 9.583

Prandaj, për momentin shtetet që do të fusnin pesë skuadra në Champions League janë Gjermania dhe Italia. E pesta në Bundesligë dhe e pesta në Serie A do të shkonte në edicionin e ardhshëm të Champions League. Por ka ende shumë sezon përpara dhe gjërat mund të ndryshojnë. Spanja, e treta në klasifikim, ka ende opsione.

Për të përfunduar në dy vendet e para, është e rëndësishme që katër skuadrat që janë kualifikuar në 1/8 e Champions League dhe dy që janë ende në Europa League, Villarreal dhe Betis, të vazhdojnë të përparojnë dhe të fitojnë ndeshje.

Si llogaritet renditja?

Për të llogaritur renditjen e një vendi, të gjitha pikët e arritura nga ekipet e atij vendi shtohen dhe pjesëtohen me numrin e ekipeve nga ai vend që kanë luajtur në kompeticionet evropiane atë sezon. Në rastin e Spanjës, penalizohet nga eliminimi i hershëm i Osasuna në Conferencë dhe gjithashtu nga Sevilla në fazën e grupeve të Champions League. Pikët e shtuara nga të gjitha skuadrat do të ndahen në tetë, pavarësisht se Osasuna dhe Sevilla mezi kanë shënuar pikë.

Nga ana tjetër, Premier League ka dy skuadra, që tashmë janë jashtë të gjitha garave, si Manchester United dhe Newcastle, të cilat nuk do të mund të shtojnë më shumë. 

E njëjta gjë ndodh edhe me Unión Berlin në Gjermani, i cili përfundoi i katërti në grupin e tij në Champions League. Do të ishte e rëndësishme për Villarrealin dhe Betisin të kalonin si të parët në grup, i cili në Europa Laegue jep më shumë pikë sesa renditja i dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll