Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë poshtë urës së Lanës në Tiranë (FOTO)

Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza.

14 Dhjetor 2023, 10:16 Nga r.ll
Gjendet një trup i pajetë poshtë urës së Lanës
foto nga ura e lanes

TIRANË- Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Brrylit në Tiranë, poshtë urës së Lanës. 

Viktimës i është gjetur një kartë identiteti me vete, me origjinë nga Prrenjasi, rreth 50 vjeç. Nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune, dyshohet se mund të ketë vdekur nga mbidoza.

Është dërguar në morg për ekspertizë të mëtejshme për përcaktimin e saktë të shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

tirane

Sondazh

Poll