Bota

'Janë të padrejta'/ Osmani: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen

13 Dhjetor 2023, 13:57 Nga a.l
'Janë të padrejta'/ Osmani: Masat ndaj Kosovës duhet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen, teksa i cilëson ato të padrejta. Në një postim në platformën 'X', ajo ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesa për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të shkojnë!”, ka shkruar Osmani. 

 

vjosa osmani

Sondazh

Poll