Bota

"Nuk janë marrë veprime për deeskalimin e situatës në Veri", BE tregon pse po i mban në fuqi masat ndaj Kosovës

Këshilli ka rikujtuar se s’do ta lë në harresë çështjen e plotësimit të kushteve dhe do t’i rikthehet për trajtim bazuar në raportine Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.

13 Dhjetor 2023, 12:04 Nga r.ll

 

"Nuk janë marrë veprime për deeskalimin e situatës
foto ilustruese

 

KOSOVË- Këshilli i Bashkimit Europian, ka miratuar më 12 dhjetor konkluzionet për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Në konkluzionet e Këshillit, përmenden edhe masat që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës si rezultat i mosplotësimit të kërkesave të Përfaqësuesit të Lartë të bëra publike më 3 qershor. Gjithashtu thuhet BE po i mban në fuqi masat ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve për të deeskaluar situatën në Veri të Kosovës dhe kanë thënë se Brukseli mirëpret faktin që janë marrë disa veprime në atë drejtim.

Gjithashtu në konkluzë të Këshillit thuhet se BE-ja është e gatshme që t’i heq këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kushteve ekzistuese të BE-së. Këshilli ka rikujtuar se s’do ta lë në harresë çështjen e plotësimit të kushteve dhe do t’i rikthehet për trajtim bazuar në raportine Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell.

“Këshilli rikujton se në përputhje me deklaratën e 3 qershorit të Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së, BE-ja po zbaton masa të kthyeshme ndaj Kosovës për shkak të mungesës së veprimeve vendimtare për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës. Këshilli mirëpret që Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së disa prej kërkesave të BE-së. Këshilli rikujton se BE-ja është e gatshme të heqë masat në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave ekzistuese të BE-së. Këshilli do të mbetet i kapur për këtë çështje dhe do t’i rikthehet në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e këtyre kërkesave”, thuhet në dokumentin zyrtar të publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian.

 

"Nuk janë marrë veprime për deeskalimin e situatës
foto e dokumentit të publikuar nga BE

 

kosove bashkimi europian

Sondazh

Poll