Bota

Festat e fundvitit, qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë!

Kreu i qeverisë së Kosovës tha se vendimi për subvencionimin e të gjithë fëmijëve me nga 100 euro është një premtim i mbajtur nga ai.

13 Dhjetor 2023, 12:42 Nga a.l
Festat e fundvitit, qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për çdo
Qeveria

KOSOVË- Qeveria e Kosovës do te ndajë për pensionistët dhe çdo fëmijë nga 100 euro me rastin e festave të fundvitit.  Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, vendim i cili pritet të miratohet ditën e sotme. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se vendimi për subvencionimin e të gjithë fëmijëve me nga 100 euro është një premtim i mbajtur nga ai.

“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro”, tha Kurti.

Sa i takon bonusit për pensionistët, Kurti tha se po bëhet që në këtë fundvit të lehtësohet kostoja e jetesës për ta.

“Që në këtë vit nuk kemi harruar as pensionistët tanë, po ashtu do të përkujdesemi me një vendim tjetër. Prandaj, për të gjithë pensionistët, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 euro, përvec pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.

qeveria e kosovës

Sondazh

Poll