Bota

"2024, viti më i rëndësishëm për Serbinë", Hill: Fati i serbëve varet nga ato vetë, jo nga Pekini e Brukseli

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet.

13 Dhjetor 2023, 13:14 Nga r.ll
"2024, viti më i rëndësishëm për
christopher hill

SERBI- Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha ditën e sotme se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin.

Në hapje të konferencës “Bota në 2024” në Beograd, ai theksoi se viti 2024 do të jetë kompleks dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.

Viti i ardhshëm gjithashtu, theksoi ai, do të jetë shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian dhe Serbisë në një vend tjetër, duke shtuar se vërehet vullneti i mirë në Bruksel.

“Për Serbinë, viti 2024 është një vit i rëndësishëm. Të gjithë serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre nuk është në Uashington, Bruksel, madje as në Pekin, fati i serbëve është te serbët”, tha Hill.

Duke përmendur Ballkanin e Hapur, ai tha se për të nuk ka rëndësi se si do të quhet modeli i bashkëpunimit rajonal, por se ai ekziston dhe po zhvillohet. Ai tha se ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt e ardhshëm.

“Elon Musk mund të planifikojë të shkojë në Mars një ditë, por ne do të duhet të qëndrojmë në planetin Tokë. Ne duhet të trajtojmë me respekt ajrin, ujin, tokën dhe njëri-tjetrin”, përfundoi Hill.

chirstopher hill

Sondazh

Poll