Bota

Një ditë më parë nisi hetimin mbi kodin ministror, jep dorëheqjen ministri i Parë i Uellsit

Ai kishte treguar tashmë se do të tërhiqej gjatë mandatit aktual të Seneddit dhe se nuk do të kandidojë si anëtar në zgjedhjet e ardhshme.

13 Dhjetor 2023, 12:51 Nga r.ll

 

Një ditë më parë nisi hetimin mbi kodin ministror, jep
mark drakeford

 

UELLS- Ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford ka njoftuar dorëheqjen e tij. Drakeford e bëri njoftimin në Senedd mëngjesin e sotëm, pesë vjet pas ditës që kur u zgjodh për herë të parë si udhëheqës i Laburistëve të Uellsit.

Ai kishte treguar tashmë se do të tërhiqej gjatë mandatit aktual të Seneddit dhe se nuk do të kandidojë si anëtar në zgjedhjet e ardhshme. Drakeford, i cili mbush 70 vjeç shtatorin e ardhshëm, ka qenë anëtar i Senedd për Cardiff West që nga viti 2011.

Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi ai nisi një hetim mbi kodin ministror ndaj një prej ministrave të qeverisë së tij me kërkesën e saj, shkruan Sky News. 

Në një deklaratë në ballkonin e anëtarëve, Drakeford tha se nominimet për të zgjedhur pasardhësin e tij do të hapen së shpejti. Ai tha se kishte qenë një privilegj i madh të drejtonte partinë e tij dhe qeverinë e Uellsit.

 

mark drakeford

Sondazh

Poll