Bota

'I besoj Vuçiç'/ Daçiç në fushatë elektorale: S’ka njohje të Kosovës e as pranim në OKB

Daçiç duke folur për dakortësimin e Brukselit/Ohrit, theksoi se nuk do të pajtohet asnjëherë me humbjen e territorit.

13 Dhjetor 2023, 13:50 Nga a.l
'I besoj Vuçiç'/ Daçiç në
Daçiç

SERBI-  Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka hedhur poshtë mundësinë e pranimit të marrëveshjes së Brukselit/Ohrit nga Serbia. Një një intervistë për Euronews.rs ai tha se shteti i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do ta lejojë që të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Unë i besoj presidentit Vuçiç. Ai tha se e ka përjashtuar pëlqimin e tij nga këto dy gjëra, çdo njohje de facto apo de jure e Kosovës dhe pranimin e saj në Kombet e Bashkuara. Kjo është diçka për të cilën Serbia nuk është pajtuar. Kjo do të thotë që ne nuk e pranojmë atë pjesë me të cilën nuk ishim dakord. Do të punojmë në zbatimin e pjesës tjetër, por vetëm kur të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai. 

Daçiç duke folur për dakortësimin e Brukselit/Ohrit, theksoi se nuk do të pajtohet asnjëherë me humbjen e territorit.

“Patriotizmi nuk shpjegohet me asnjë plan. Patriotizmi është dashuri për atdheun. Patriotizëm është se ne do të udhëheqim një politikë të bashkuar të pavarur dhe sovrane. Dhe politika e jashtme duhet të jetë në funksion të politikës së brendshme. Nga ana tjetër, vetë plani nuk është i rëndësishëm. Është e rëndësishme që ne të mos e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Ky është thelbi i gjithë kësaj”, tha ai.

Po ashtu Daçiç gjatë kësaj interviste ka kritikuar ashpër qëndrimet e opozitës në lidhje me Kosovën. Kryediplomati serb ka potencuar se opozita serbe nuk e marrin parasysh interesin kombëtar dhe shtetëror serb.

ivica dacic

Sondazh

Poll