Aktualitet

Goditi me “Audin” e blinduar makinën e shefit të Policisë/ Krimet e Rënda kërkojnë 7 vite burg për Suel Çelën, i hi

4 Nëntor 2019, 11:21 Nga DOSJA
Goditi me “Audin” e blinduar makinën e shefit të

Tiranë- Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vite burg për Suel Çelën tashmë në kërkim, ndërsa për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin kërkon nga 6 vite burg.  Të tre janë të pandehur për goditjen e mjetit të  zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit,Gjergji Oshafi nga ‘Audi’ i  blinduar në tregun Ushqimor në Elbasan më 2017.

Prokuroria i ka zbutur akuzën Suel Çelës, nga vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, ai akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës Bekteshi akuzohet për kundershtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh. Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Si ndodhi ngjarja 

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara. Efektivët ndaluan një mjet luksoz me vlerë rreth 100 000 euro, dhe pikërisht në atë moment një “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas, mjeti i blinduar që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Pas këtij incidenti nisi dhe operacion me praninë e FNSH dhe RENEA, ku shërbimet e Policisë sekuestruan 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enea bekteshi kelmend xhaferri ngjarja te tregu ushqimor në elbasan suel cela enea bekteshi kelmend xhaferri ngjarja te tregu ushqimor në elbasan suel cela

Sondazh

Poll