Politike

"Po ju godet Rama apo ndërkombëtarët?"/ Berisha përgjigjet: Rama tha se e bëri ai Reformën në Drejtësi

Kryedemokrati theksoi se deputetët e Partisë Demokratike do të vijonë mosbindjen civile. 

12 Dhjetor 2023, 19:40 Nga h.k

"Po ju godet Rama apo ndërkombëtarët?"/ Berisha

TIRANË-Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në lidhje me prapavijën e ndryshimit të masës së sigurisë. Berisha iu përgjigj pyetjes se nëse mendon se janë ndërkombëtarët pas arrestimit të tij, në një intervistë për A2Cnn, duke thënë se Edi Rama është shprehur se Reforma në Drejtësi është vepër e tij. Kryedemokrati theksoi se deputetët e Partisë Demokratike do të vijonë mosbindjen civile. 

SPAK kërkon të përligjë një akt antiligjor, antikushtetues që ka nisur ndaj Sali Berishës, një muaj më parë. Është duplikim i krimit të tyre kushtetues. Në vend që të pranonte që ka shkelur Kushtetutën. (SPAK), Tani i thotë Parlamentit, më përligj aktin tim ashtikushtetues. Ai u zotua në një fjalim mbi 35 minuta, që nuk ka të bëjmë me anglo-amerikanët, por është vepër e  PS. Unë s’kam pse të merrem me njeri tjetër, veçse me Edi Ramën. Me këtë opozitë që po i bëjmë, e sheh se i ka ditët e shkurtra.

Sipas Berishës, SPAK mund të ketë mbështetjen e SHBA-së, por siç u shpreh ai, asnjë institucion nuk në shkelje të ligjit, nuk mund të mbështetet.

Por si do ta votojnë deputetët e opozitës kërkesën e Prokurorisë për "zhveshjen" e tij nga mandati i deputetit? 

Sali Berisha, bëri të ditur se deputetët e tij do të vijojnë mosbindjen civile, pra nuk do të marrin pjesë në votim. Ndërsa, sa i përket deputetëve të Lulzim Bashës, ai la të nënkuptohej se për votën e tyre “nuk ka asnjë lloj interesi.”

sali berisha ne spak

Sondazh

Poll