Politike

PS miratoi ndryshimin e Rregullores, Berisha: Hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës

Berisha tha se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Kuvend.

12 Dhjetor 2023, 15:34 Nga r.ll
PS miratoi ndryshimin e Rregullores, Berisha: Hapi i parafundit për
sali berisha

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes me deputetët, kreu i Partisë Demokratiket foli për mediat miratimet nga mazhoranca në Rregulloren e Parlamentit.

Ai tha se ky ishte hapi i parafundit për asgjësimin e opozitës në Parlament dhe tha se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Kuvend.

“Ndryshimi i rregullores së Parlamentit, sipas të cilit një grup deputetësh i lejojnë vetes ndërprerjen e përkohshme të mandatit të deputetit, përjashtimin për dy muaj dhe defakto heqjen e mandatit. Kjo është faza para përfundimtare drejt asgjësimit të opozitës në Parlament dhe ju garantoj se kjo do të shoqërohet me të gjithë përpjekjet e opozitës për rivendosjen e pluralizmit në Parlament”, tha ai.

sali berisha

Sondazh

Poll