Politike

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Bardhi: Jam njohur me shkresën! Rama të plotësojë kërkesat që ka opozita

Bardhi bëri të ditur se janë njohur me kërkesën e SPAK për Berishën përmes medias.

12 Dhjetor 2023, 15:44 Nga A.B
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Bardhi: Jam njohur me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për gazetarët. Bardhi bëri të ditur se janë njohur me kërkesën e SPAK për Berishën përmes medias. Më tej, ai fton Ramën që të përmbushë kërkesat e opozitës në mënyrë që këtë javë të zhvillohet një seancë normale. 

“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e SPAK. Kishim humbur besimin se e dinte adresën e Kuvendit, se e dinte detyrimin kushtetues që për t’i hequr lirinë një deputeti do të duhej të merrte autorizim. Shkresa që kemi lexuar nga media që e njeh kuvendin dhe do të duhet t’i drejtohet kësaj godine që kushtetuta i ka njohur pushtetit për të autorizuar çdo masë ndaj një deputeti.

Sa i përket votimit, bie dakord të gjithë qëndrimi ynë dhe i Berishës voton pro çdo kërkese nga SPAK në përputhje me kushtetutën. E ftoj Ramën t’i përmbushë kërkesat e opozitës që të kemi mundësi për t’u rikthyer në një seancë normale dhe të marrin pjesë në plotësimin e kësaj kërkesë.”, u shpreh Bardhi.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll