Politike

Kërkesa në Kuvend e SPAK, Berisha: Mosbindja civile në parlament nuk do të ndryshojë prej kësaj çështjeje

Ai u pyet nëse grupi parlamentar kishte diskutuar për kërkesën SPAK për një tjetër masë sigurie për të.

12 Dhjetor 2023, 15:20 Nga r.ll
Kërkesa në Kuvend e SPAK, Berisha: Mosbindja civile në parlament
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes me deputetët e opozitës dhe Gazment Bardhin. 

Ai u pyet nëse grupi parlamentar kishte diskutuar për kërkesën SPAK për një tjetër masë sigurie për të. Berisha tha se të gjithë janë dakord se ky vendim bazohet në vendim antikushtetues dhe se mosbindja civile nuk do të ndryshojë prej kësaj çështje. 

"Janë të gjithë në unison se ky vendim bazohet në një vendim antikushtetues, antiligjor, të mëparshëm të SKAPit dhe gjykatëses së shkarkuar nga Berisha më 8 shkurt 1996. Duke thënë këtë siç theksova dhe para dy orësh në konferencë për shtyp në vitin 2012 jam angazhuar për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ka qenë një përpjekje e drejtë. Vendimi i parlamentit do të respektohet nga unë. Por, sidoqofte, cilido qoftë vendimi i parlamentit, e pranoj. Asnjë ndryshim në strategjinë tonë në parlament nuk do të ketë. Ne sot ë vazhdojmë në mosbindjen civile. Grupi nuk merr pjesë në votim ose do votoje me mosbindje. Ka 6 javë që nuk voton. Së pari do të lexoj vendimin zyrtar. E kam marrë nga media, akoma nuk më ka ardhur nga Kuvendi.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll