Politike

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Sali Berishës, Këshilli i Mandateve mblidhet më 18 dhjetor

Në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës.

12 Dhjetor 2023, 18:23 Nga A.B
SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Sali Berishës,
Kuvendi i Shqiperise

TIRANË- Më 18 dhjetor, në orën 12:00, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit do të mblidhet për shqyrtimin e kërkesës së SPAK që kërkon autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Sali Berishës. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

NJOFTIMI:

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit. (Urdhër nr. 69, datë 12.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Përmes një kërkese që mban datën 12 dhjetor 2023 dhe firmën e kreut të SPAK, Altin Dumani dhe dy prokurorëve të dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i kërkohet Kuvendit autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së Sali Berishës nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

sali berisha

Sondazh

Poll