Politike

"Nuk heqin dot fokusin nga hetimi Veliajt"/ Bardhi: Aksionin tonë nuk e ndal asnjë veprim i regjimit të Edi Ramës

Bardhi u ndal tek disa pika, duke përmedur ndryshimet për rregulloren që mazhoranca ka dërguar në Kuvend, hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe kërkesën për ndryshimin e masës ndaj Sali Berishës.

12 Dhjetor 2023, 15:27 Nga h.k
"Nuk heqin dot fokusin nga hetimi Veliajt"/ Bardhi: Aksionin tonë
Gazmet Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit në Kryesinë e Kuvendit. Bardhi u ndal tek disa pika, duke përmedur ndryshimet për rregulloren që mazhoranca ka dërguar në Kuvend, hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe kërkesën për ndryshimin e masës ndaj Sali Berishës. Bardhi e quajti kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit një heqje të fokusin nga hetimet për inceneratorin e Tiranës. Ai tha se Kuvendi do të kthehet në normalitet nëse Rama miraton tre kërkesat e grupit. 

"Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundër asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni.

Kemi premtuar se ne kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim nëse plotësohen 3 kërkesat. Asnjë çështje dytësore nuk e heq aksionin e Opozitës. Asnjë çështje nuk mund t'i mbivendoset kësaj, ashtu si do Edi Rama. Padyshim që aksioni opozitës nuk do të ndalet. Duhet të pyesni Lindita Nikollën pse nuk na merr në këshillë. Unë jam anëtarë i Këshillit të Mandateve dhe nuk kam asnjë njoftim. Unë jam i përjashtuar jo i pezulluar. Shumë shpejt do na çojnë dhe në pezullimin e mandatit, shumë shpejt do na thonë mos takoni njerëzit."- tha Bardhi. 

gazmet bardhi

Sondazh

Poll