Aktualitet

Shqipëria nën ujë/Gjatë natës rebeshe dhe erëra të forta, shembet ura në Delvinë, anulohen linjat e trageteve (VD)

4 Nëntor 2019, 08:20 Nga DOSJA
Shqipëria nën ujë/Gjatë natës rebeshe dhe erëra

Shqipëri-Që prej mbrëmjes së djeshme i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq.  Nuk kanë munguar aksidentet, përmbytjet, dëmtimet e rrugëve dhe anulimet e linjave detare për shkak të rebesheve të shiut.

Lundrimi detar në Durrës dhe në Vlorë është pezulluar. Trageti linjës Vlorë-Brindisi është anuluar, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit trageti do të niset sot në darkë nga Italia.

Po kështu Lezha dhe Kurbini janë nën ujë nga moti i keq. Në Fushë-Mamurras ka probleme tek mbikalimi, pasi ka prezencë uji në rrugë.

Në Gjirokastër përroi i Sopotit dhe  përroi i Qyllos kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar për të përmbytur banesat përreth. Po kështu në  Delvinë është shembur njëra këmbë e urës së Vanës mbi lumin Kalasë duke izoluar banorët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit, ku ka probleme me qarkullimin e mjeteve. ARRSH njofton se të gjitha rrugët janë të hapura. Ndërsa IGJEUM parashikon në ditët në vijim reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembet ura në delvinë shqiperia nen uje shembet ura në delvinë shqiperia nen uje

Sondazh

Poll