Politike

Shkresa e SPAK ndaj Kuvendit, Prokuroria do kërkojë "Arrest Shtëpie" ndaj Berishës

Pasi Kuvendi të jap dritën jeshile, për t'i hequr imunitetin Berishës, SPAK do t'i kërkojë GJKKO-së masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'.

12 Dhjetor 2023, 13:08 Nga I.A
Shkresa e SPAK ndaj Kuvendit, Prokuroria do kërkojë "Arrest
Sali Berisha

TIRANË- Dosja.al mëson se Prokuroria e Posaçme do të kërkojë masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie' ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Pasi Kuvendi të jap dritën jeshile, për t'i hequr imunitetin Berishës, SPAK do t'i kërkojë GJKKO-së masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'.

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.

Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll