Politike

FOTOLAJM/ Ende në SPAK duke u marrë në pyetje, policia 'ndëshkon' më gjobë Ilir Beqajn

Gjoba që i është vendosur Beqajt është 1000 lekë, për parkim të gabuar.

12 Dhjetor 2023, 12:42 Nga I.A
FOTOLAJM/ Ende në SPAK duke u marrë në pyetje, policia
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhet ende në zyrat e SPAK, duke u marrë në pyetje për aferën e Sterilizimit. Por mesa duket, Beqaj nuk ka respektuar rregullat e kodit rrugor dhe për këtë është gjobitur nga policia.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme, makina e Beqajt është gjobidut nga policia për parkim. Gjoba që i është vendosur Beqajt është 1000 lekë, për parkim të gabuar.

FOTOLAJM/ Ende në SPAK duke u marrë në pyetje, policia
Makina e Beqajt

Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll