Politike

VIDEO/ Kryemadhi: Faktet e provat e zbuluara nxjerrin zbuluar korrupsionin shtetëror

Sipas Kryemadhit, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti 

12 Dhjetor 2023, 10:41 Nga I.A
VIDEO/ Kryemadhi: Faktet e provat e zbuluara nxjerrin zbuluar korrupsionin
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se provat dhe faktet për Inceneratorin e Tiranës, kanë zbuluar korrupsionin shtetëror në Shqipëri. Kryemadhi ka deklaruar se pa mbështetjen e qeverisë, kontrata e inceneratorit, nuk do të kishte mundësi që të vidhte asnjë qindarkë nga lekët e shqiptarëve. Sipas Kryemadhit, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti. 

"Këtë gjë mund ta kishin bërë shumë mirë dhe SPAK, Komisioni Hetimor Parlamentar, Kontrolli I Lartë I Shtetit, media, apo cdo institucion i brendsëhm apo i huaj, qeveritar apo organizatë jo fitimprurëse, që ka objekt të veprimtarisë ka luftën kundër korrupsionit dhe transparencën. 15 Hektarë është harta e depozitimeve jashtë territorit të landifillit; pra inceneratori ka marrë aq shumë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, sa vetëm me depozitimet jashtë kufirit kanë mbushur një sipërfaqe me 15 Hektarë. Edhe liqene tjanë bërë tokë. BAZUAR NË KËTË ARSYETIM REZULTON SE NDODHEMI NË KUSHTET E NENIT 36 TË LIGJIT 125/2013 “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, pasi koncesionari nuk ka përmbushur kushtet thelbësore të kontratës së koncesionit, e për pasoja kjo kontratë duhet të zgjidhet në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktues. Përgjegjës për këtë shkelje janë Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tiranë dhe Qeveria Shqiptare, pasi me veprimet e tyre për financimin e kontratës së koncesionit nga njëra anë dhe mosveprimet e tyre në marrjen e masave për realizimin e projektit i kanë shkaktuar deri më tani 5 milionë euro dëm ekonomik dhe pritet t’i shkaktojnë në vijim mbi 500 milionë euro dëm ekonomik shtetit shqiptar," tha Kryemadhi.

 

monika kryemadhi

Sondazh

Poll