Politike

DOKUMENTI/ SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e kryedemokratit Berisha

Siç shihet në shkresën e mëposhtme, kryeprokurori Altin Dumani, i ka drejtuar shkresën Lindita Nikollës, për t'i dhënë autorizimin për arrestimin e Berishës.  

12 Dhjetor 2023, 12:56 Nga I.A
DOKUMENTI/ SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit për imunitetin e kryedemokratit Sali Berisha është zbardhur. Siç shihet në shkresën e mëposhtme, kryeprokurori Altin Dumani, i ka drejtuar shkresën Lindita Nikollës, për t'i dhënë autorizimin për arrestimin e Berishës.  

“Mbështetur në nenin  73  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,. Nenin 231, 260, 288, 289 të K, Penale si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën  për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha”- thuhet në shkresë.

DOKUMENTI/ SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e
Shkresa

Akuzat e ngritura ndaj Berishës lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.

Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll