Politike

Çështja Partizani/ SPAK kërkesë në Kuvend për ndryshimin e masës për Sali Berishën

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

12 Dhjetor 2023, 12:30 Nga I.A
Çështja Partizani/ SPAK kërkesë në Kuvend për
Sali Berisha

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar shkresë Kuvendit për ndryshimin dhe autorizimin e masës 'Arrest Shtëpie' për kryedemokratin Sali Berisha. Mësohet se SPAK në shkresën e tij, kërkon ndryshimin e masës nga Detyrim Paraqitje në Arrest Shtëpie, për Berishën. 

Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë. Berisha ishte thirrur nga SPAK 3 here për tu marrë në pyetje dhe për të zbatuar masën e sigurisë Detyrim Paraqitje. Por kryedemokrati nuk ka shkuar në policinë gjyqësore, për shkak se vendimi nuk ka kaluar nga Kuvendi.

Jamarbër Malltezi është në akuzë për korrupsion dhe pastrim të parave lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani”. Ndaj Malltezit u dha urdhër-arresti disa javë më parë, por u kthye në masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Bashkë me të është marrë në akuzë por me masën "detyrim paraqitje” edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi./Dosja.al

sali berisha spak

Sondazh

Poll