Politike

A i ka sekuestruar SPAK prona? Kryemadhi: Lajme të pavërteta, sulme për shkak të Inceneratorit të Tiranës

Kryemadhi tha se të gjitha sulmet janë për faktin se ajo po denoncon çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

12 Dhjetor 2023, 11:27 Nga I.A
A i ka sekuestruar SPAK prona? Kryemadhi: Lajme të pavërteta, sulme
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar disa lajmet që dolën se SPAK kishte sekuestruar disa prona të saj dhe të familjarëve. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se të gjitha sulmet janë për faktin se ajo po denoncon çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

Sot ne jemi asnjë pronë, asnjë as, e imja, as e familjarëve të mi, nuk është sekuestruar. Por ta lëmë të komunikojmë dhe në ditët e tjera. Ka kohën e vetë, pasi mos harroni se beteja për inceneratorin e Tiranës, është betejë me strukturë kriminale mediatike. Nëse kemi vrasës me pagesë për njerëz, kemi dhe vrasës me pagesë për opinionin publik. Të jeni të bindur se çështja e inceneratorit të Tiranës, s’do të ma mbyllë gojën për asnjë gjë. Të jeni të bindur. Nuk është sekuestruar asnjë gjë e familjarëve të mi”, tha kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll