Politike

Skandali/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato janë depozituar jashtë tij

Por në të vërtetë dherat janë depozituar jashtë lejes së ndërtimit për Inceneratorin. 

12 Dhjetor 2023, 10:23 Nga I.A
Skandali/ Kryemadhi: Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat. Gjatë një deklarate për mediat, Kryemadhi ka theksuar se pas firomjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia ka marrë veprime që detyronin të gjithë ndërtuesit të paguanin që dherat e prodhuara nga ndërtimi,të derdheshin në incenerator. Por në të vërtetë dherat janë depozituar jashtë lejes së ndërtimit për Inceneratorin. 

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Pas firmosjes së kontratës së inceneratorit të Tiranës, Bashkia Tiranë ndërmori veprime për të detyruar të gjithë ndërtuesit në Tiranë, që dherat e prodhuara nga ndërtimi, të ishin të detyruar ti conin në inceneratorin e Tiranës, kundrejt pagesës. Kjo gjë u denoncua dhe nga kryetari i shoqatës së ndërtuesve, në komisionin hetimor parlamentar. Hetimet e kryera nga Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës, nxjerrin në pah, se si, inceneratori i Tiranës ka përfituar 60 milionë Euro nga firmat e ndërtimit për depozitim dherash, ndërkohë që dherat janë hedhur jashtë Landfillit, jashtë lejes së ndërtimit. Kjo për Kryemadhin përbën dy fakte skandaloze:
1. Bashkia Tiranë ka ndikuar përmes një skeme kriminale, që bizneset private të lidhura me bashkinë, pasi firmat e ndërtimit janë të lidhura që nga momenti I parë I marrjes së lejes deri në përfundim të punimeve me Bashkinë Tiranë, që të dërgonin para në llogarinë bankare të inceneratorit. Më pas këto para, nëse ndiqen mund të rezultojnë që janë dhënë nga inceneratori për llogari të drejtorëve të bashkisë apo dhe të zyrtarëve të qeverisë.
2. Inceneratori i Tiranës, ka marrë pagesat, ndërsa dherat i ka depozituar jashtë lejes së ndërtimit. Roli I koncesionarit ka qenë përfitimi I pagesave dhe jo realisht depozitimi i dherave.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll