Politike

“Ne himariotët jemi kokëfortë”/ Beleri mesazh nga burgu: S’do ja dilni me mua

Por ai premtoi se ata nuk do ia dalin ta “rrëmbejnë” Bashkinë e Himarës, pasi sipas tij, himariotët janë kokfortë dhe të vendosur në të drejtën e tyre.

11 Dhjetor 2023, 22:52 Nga I.A
“Ne himariotët jemi kokëfortë”/ Beleri mesazh nga
Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është shprehur se shkeljet e ligjit dhe vjedhja e votave për të cilat ai akuzohet dhe po mbahet në burg, janë thjeshtë imagjinare. Duke folur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Beleri tha se Bashkia e Himarës po mbahet peng nga koalicioni i hajdutëve të pronave. Por ai premtoi se ata nuk do ia dalin ta “rrëmbejnë” Bashkinë e Himarës, pasi sipas tij, himariotët janë kokfortë dhe të vendosur në të drejtën e tyre.

“Këtu barazia ligjore nuk funksionon. I gjithë opinioni publik shqiptar po manipulohet sikur Greqia po i bie në qafë gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur një njeri që sipas tyre ka vjedhur vota. Shteti grek ka dosjet dhe nuk do i futeshe në një debat kaq të madh nëse do të besonte se në këtë çështje kam faj apo kam bërë shkelje të ligjit. Shkeljet e ligjit janë imagjinare, janë me regji, por unë besoj se e vërteta do të dalë. Pse duhet të mbahet Bashkia nga njerëz që po e mbajnë sot? Është diçka që të gjithë duhet ta mendojnë. Koalicioni i hajdutëve të pronave, nga njëra anë janë hajdutët e pronave, ndërtimet pa leje dhe abuzuesit me tenderat dhe nga ana tjetër populli i Himarës. I garantoj këtu se nuk do ja dalin, sepse himariotët janë kokfortë, kanë histori dhe nuk tërhiqen”, tha Beleri.

fredi beleri

Sondazh

Poll