Politike

Rama çon në Kuvend Spiropalin për rastin e Alvinit/ Andi Përmeti i kthehet Ruçit: Iu tërheq për hundësh, keni shkelur rr

4 Nëntor 2019, 09:14 Nga DOSJA
Rama çon në Kuvend Spiropalin për rastin e Alvinit/ Andi

Tiranë- Deputeti Andi Përmeti është shprehur ndaj kreu të Kuvendit Gramoz Ruçit, se ka shkelur rregulloren, pasi ka njoftuar vetëm mëngjesin e sotëm që për humbjen e Alvin Berishës së Siri nuk do të përgjigjet kryeministri Edi Rama as Gent Cakaj, por ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

“Dua ta nis me një kërkesë nga ju. Do na përgjigjet Spiropali. Unë jam njoftuar për këtë gjë sot në mëngjes dhe ju keni shkelur ligjin.  Ne këtë interpelancë ia kemi paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Pra zoti Ruçi ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministër tjetër.Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai.  ”, u shpreh Andi Përmeti ndaj Ruçit, kreut të Kuvendit.

Në përgjigjen e tij Ruçi deklaroi: “Në radhë të parë si administrata dhe unë e kemi zbatuar rregulloren. Shkelje do të kishte nëse nuk do të vinte në seancën më të parë interpelanca e parë, kryeministri që është edhe ministër i Jashtëm është e drejtë e tij ka delegojë nëse e ka të pamundur ardhjen në parlament. Nuk ka asnjë shkelje, do të kishte nëse nuk do të kishte njoftim. Kompetencën e delegoi te Spiropali e cila është e lutur të marrë fjalën për 20 minuta sipas rregullores.” tha ai.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.  Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti gramoz ruci seancë plenare 4 nëntor 2019 andi përmeti gramoz ruci seancë plenare 4 nëntor 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2019, 12:23

TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodia...