Kreu i PE flet sërish për negociatat: Pengesë që do kalohet, Shqipëria e Maqedonia e Veriur do bashkohet me BE-në
3 Nëntor 2019, 21:46Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Bllokimi i hapjes se negociatave për Shkupin dhe Tiranën është një pengesë e vogël dhe do të tejkalohet në muajt e ardhshëm. Kështu deklaroi kryetari i ri i Parlamentit Evropian David Sasoli përpara një vizite në Maqedoninë Veriore
“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli për agjencinë e lajmeve MIA.
Ai tha se duhet të vlerësohet që Maqedonia Veriore dhe njerëzit e saj filluan reforma të rëndësishme, të bindur se kjo do t’i hapë rrugën e pranimit në BE. Sasoli ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe samiti i BE në Kroaci, i cili merr përsipër presidencën e Unionit.
“Mendoj se duhet të arrijmë në një konsensus nga pala evropiane deri atëherë. Procedimet e Komisionit të ri do të jenë gjithashtu thelbësore. Ne besojmë se Komisioni i ri do të ndjekë rrugën e Juncker. Një numër i kërkesave janë dërguar në Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe tani duhet të sinjalizohen se ato janë në rrugën e duhur”, tha ai.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi është tërhequr nga deklarat e tij të bëra në një emision televiziv pak ditë më parë dhe i ka kërkuar falje biznesmenit gay, E...
TIRANË- Nuk kanë shkuar edhe aq mirë punët për ish-deputetin e Elbasanit nga PDIU-ja, Aqif Rakipi. Atij iu hoq mandati i deputetit, pasi e kapi ligji i dek...
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, njëkohësisht dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, ka reagar sot për vilat e marra me qer...
TIRANË- Pak javë më parë 7 deputetë të opizitës parlamentarë i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme për interpelancë për çështjen e Alvin ...
TIRANË- Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba është shprehur se Partia Demokratike duhet përgëzuar me denoncimin ndaj kryebashkiakut ...
Politike 3 Nëntor 2019, 12:23
TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodia...
TIRANË– Badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka shkatërruar kasën dhe disa pajisje të tjera teksa paguante tarifën e parkimit në sheshin “Skënderbej”. N...
“Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi kë...