Politike

3 Nëntor 2019, 12:23 Nga DOSJA

TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodian Taçe, ka reaguar duke sqaruar këtë çështje.

Taçe ka bërë një sqarim të gjatë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, kompania në fjalë ka qenë ndër të vetmit operator ekonomik që ka aplikuar dhe ka sjellë të plotë dokumentacionin përkatës.

Ndërsa në postimin e tij Taçe ka theksuar se deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj çështje ka urdhëruar të pezullohen procedurat  për nënshkrimin e kësaj kontrate.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Gramshit këto akuza i japin edhe më shumë vullnet për  të punuar.

Postimi i Plotë i Klodian Taçes  

“?SQARIM PËR PUBLIKUN, MEDIAT DHE PARTINË DEMOKRATIKE

Në përgjigje të interesit të publik, por edhe për të qartësuar median, nisur nga lajmi i shpërndarë nga Partia Demokratike për akuzat ndaj tenderit “Blerje dru zjarri për nevojat e shkollave për vitin 2019” nga Bashkia Gramsh.

Ju bëjë me dije se dokumentacioni i paraqitur pranë bashkisë dhe komisionit të prokurimit është i rregullt dhe afati kohorë i dokumenteve është brenda afatit të procedurës së tenderimit.

Gjatë afatit të çeljes së procedurave të tenderimit, firma në fjalë ka qënë i vetmi operator ekonomik qe ka aplikuar

dhe ka sjellë dokumentacionin e nevojshëm. Vlefshmëria e dokumentacionit ka qënë brenda afateve kohore që parashikon ligji. Sulmet politike me emra të përveçëm dhe dokumentet me numër protokolli fallco, që ka publikuar Partia Demokratike, janë vetëm një loj politike me të cilën opozita e rrugës shtynë ditën.

Çdo procedurë tenderimi kalon nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njësisë së Prokurimit në Bashki dhe komisioni ka zbatuar procedurat bazuar në dokumentet që janë dorëzuar.

Megjithatë duke falenderuar Partinë Demokratike dhe cilindo dashamirës për shqetësimin e ngritur, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, kam urdhëruar pezullimi i procedurave të mëtejshme të lidhjes së kontratës.

Akuzat politike ndaj meje janë sulme që më shtojnë më shumë vullnetin për të punuar.?”

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd-se klodian taçe kryetari i bashkisë së gramshit akuzat e pd-se klodian taçe kryetari i bashkisë së gramshit

Sondazh

Poll