Politike

Çështja “Alvin Berisha”, nesër Rama raporton para opozitës për 11-vjeçarin në kampin e Sirisë

3 Nëntor 2019, 15:19 Nga DOSJA
Çështja “Alvin Berisha”, nesër Rama raporton para

TIRANË- Pak javë më parë 7 deputetë të opizitës parlamentarë i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme për interpelancë për çështjen e Alvin Berishës, 11-vjeçarit të bllokuar në kampet e Sirisë.

Opozita kërkonte që në interpelanve të ishte Gent Cakaj, por duket se përgjigjet e pyeteve të tyre i japë Edi Rama. Në cilësinë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashmte, Rama do reportoj në Kuvend për Alvin Berishës.

Sipas asaj që raporton RTV Ora, nuk do jetë Cakaj ai që do raportojë, por Rama si kryediplomat. 7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga MEPJ lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë. Sipas informacioenve në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhet të përgjigjet nëse është i vërtetë pretendimi i Emisionit italian “Le Iene” që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit.

Pavarësisht se kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, ende nuk ka asnjë hap të bërë publik nga autoritetet shqiptare për rrugën që po ndjekin për të marrë fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e ruajtura nga forcat kurde.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin.  Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.

(A.B. Dosjaa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alvin berisha i plagosur kampi al-hol në siri opozita interpelance me ramen rama ne interpelance alvin berisha i plagosur kampi al-hol në siri opozita interpelance me ramen rama ne interpelance

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2019, 12:23

TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodia...