Politike

Interpelanca për Alvin Berishën, Rama i shmanget opozitës së re, Spiropali: Po bëjmë detyrën, kampi Al-Hol i sigurt

4 Nëntor 2019, 07:14 Nga DOSJA
Interpelanca për Alvin Berishën, Rama i shmanget opozitës së

TIRANË- Kuvendi ka zhvilluar sot seancën e radhës plenare, ku debati ësthë fokusuar në rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit të bllokuar në kampet e Sirisë. Interpelanca ishte kërkuar nga 7 deputetë të opozitës dhe për të folur ishte zgjedhur Andi Përmeti. Që nisja të kësaj interpelance pati debate, pasi Edi Rama në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, nuk ishte i pranishëm dhe kishte deleguar përgjigjet tek Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në debat u përfshi dhe Gramoz Ruçi, i cili shpejgoi rregulloren dhe tha se Rama kishte të drejtë të mos ishte në seancë dhe të delegonte fjalën e tij tek cili do ministër.  Nga ana tjetër Andi Përmeti tha se Kuvendi ka shkelur rregulloren, pasi ka lajmëruar  për këtë ndryshim mëngjesin e sotëm deputetët. 

Në lidhje me rastin e 11-vjeçarit ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u shpreh se shteti po bën detyrën pa zhurmë por ka theksuar se situata në Siri është e komplikuar. Sipas saj kampi ku ndodhet Alvini 11-vjeçar është i sigurt dhe se aty ka shumë gra dhe fëmijë të tjerë.

Më tej Kuvendi pas mbylljes së interpelancës ka vijuar me rendin e ditës, ku është diskuatuar buxheti i ri dhe çështje të tjera jashtë rendit të ditës.

DISKUTIMET E TJERA

Akt normativ nr. 2, datë 02.10.2019, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”.

Akt normativ nr. 3, datë 02.10.2019, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Projektligji “Për rininë”

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”

(J.V. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alvin berisha i plagosur edi rama opozita interpelance me ramen seancë plenare 4 nëntor 2019 alvin berisha i plagosur edi rama opozita interpelance me ramen seancë plenare 4 nëntor 2019

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2019, 12:23

TIRANË– Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryetari i Bashkisë së Gramshit se ka dhënë tender kompanisë nën sekuestro që preu pyjet, ky i fundit, Klodia...