Shkarkimi i Kajmakut, Denar Biba përgëzon PD-në: Shkoi përtej punës së KQZ-së dhe Prokurorisë
TIRANË- Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba është shprehur se Partia Demokratike duhet përgëzuar me denoncimin ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili tashmë është shkarkuar nga KQZ.
Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Biba ka qenë sot i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 dhe tha se PD shkoi përtej KQZ dhe Prokurorisë, duke zbuluar arrestimin e Kajmakut në Greqi për falsifikim parash.
“As mund të imagjinohet një gjë e tillë. Por, letra e Gazmend Bardhit drejtuar KQZ ishte pa asnjë dyshim një formë presioni. Është për t’u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacionet, dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ, madje edhe Prokurorisë, për Kajmakun e të tjerët. KQZ ka qenë korrekte kur iu ka kërkuar institucioneve shqiptare, jo të huaja, të dhëna për kandidatët. KQZ nuk ka asnjë lloj mundësie që të ketë kontakte apo informacion se çfarë kanë bërë shqiptarët jashtë shtetit. PD duhet përgëzuar, por letra ishte një lloj presioni”, u shpreh Biba.
Pak ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar në KQZ, 5 anëtarët votuan unanimisht për heqjen e mandatit të Kajmakut. Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike arrin të largojë kryebashkiakun e dytë socialist në harkun kohor të 2 muajve. Agim Kajmakut, iu hoq sot mandati unanimisht nga KQZ, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një arrestimit të vitit 2003 në Janinë. Kajmaku, ka 45 ditë kohë për të ankimuar vendimin.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
Çmimet e kripura të biletave, Braçe ironi me FSHF: Me të futme! Futbolli s’është për hallexhinj
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka nisur ditën me një postim për stadiumin “Arena Kombëtare.”Me anë të një Instastory, Braçe ka thumbuar ...
Sherr me punonjësin e parkimit, badigardi i ish-kryeministrit Berisha bën copash kasën dhe pajisjet pasi merr kusurin (Video)
TIRANË– Badigardi i Sali Berishës, Ermal Zaimi, ka shkatërruar kasën dhe disa pajisje të tjera teksa paguante tarifën e parkimit në sheshin “Skënderbej”. N...
Ulen gjakrat brenda grupit demokrat, Hajdari tregon për marrëdhënien me Korab Litën pas kërcënimit
“Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi kë...
“E kërcënuan me jetë”, Hajdari flet pasi u mor në mbrojtje: Shqiptarët janë gjaknxehtë, por jam mirë
TIRANË- E ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa deputetja Rudina Hajdari komentoi kërcënimet ardhur në adresë të saj. ...
“Rrumi, ushtari i ‘xhuxhit’”, çfarë thoshtë Basha një vit më parë për Landi Muharremin: Bëri kërdinë me Dakon
TIRANË– Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” dhe i forti i Shijakut, është një ndër tre personat që mbetën të plagosur pasditen e djeshme në atenta...
PD s’iu ndahet kryebashkiakëve socialistë, denoncon kryetarin e bashkisë së Gramshit, akuza e ngritur ndaj tij
TIRANË- Partia Demokratike vijon me denoncimet ndaj kryebashkiakëve socialistë.PD ka denoncuar kryetarin e bashkisë së Gramshit Klodian Taçe se i ka...
Lufta për Kepin e Rodonit, kush e urdhëroi vrasjen e prokurorit Ndoja?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish ditën e sotme atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arben Ndoja, mbrëmjen e djeshme në mbikalimin...
Atentati në Shkozet/ Salianji: Landi Muharremi ndihmoi Ramën në fushatë, na kërcënoi me armë në 2015 (VD)
TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar atentatin e djeshëm në Shkozet, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij...
Liria e Medias/ Reagon Meta: Është përkeqësuar, nisma e qeverisë për ‘anti-shpifjen’, tronditje për gazetarët
Tiranë- Ilir Meta Presidenti i vendit ka reaguar sot për lirinë e medias në vend, teksa ka thënë se ajo është përkeqësuar në krahasim me vitet e mëparshme.Meta ...