Politike

Publikimi i çështjes “Alvin”, dorëhiqet ambasadori Genti Gazheli

Dosja.al kontaktoi me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashme, por lajmi për largimin e Gazhelit nuk konfirmohej e as mohohej.
Featured image of article: Publikimi i çështjes “Alvin”, dorëhiqet ambasadori Genti Gazheli Genti Gazheli

TIRANË- Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç që mbahej në kampet në Siri dhe nuk ndihmohej nga shteti shqiptar, ku akuzohej ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen.

Sipas Syri.net bëhet me dije se Genti Gazheli prej 3 ditësh i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit njëherësh dhe ministrit të Jashtëm, Edi Rama. Po i njëjti burim shton se Rama ende nuk ka pranuar dorëheqjen e Gazhelit.

Dosja.al kontaktoi me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashme, por lajmi për largimin e Gazhelit nuk konfirmohej e as mohohej.

Gazetari i “Le Iene” tregoi se sa i zhgënjyer ishte me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, i cili nuk ka denjuar që të hapë telefonin dhe të marrë mundimin të bëjë diçka për këtë fëmijë. Vetë kryeministri Edi Rama mori përsipër të gjithë përgjegjësitë, duke u shprehur se ka një urdhër të lëshuar prej tij pasi nuk mund të bëhet një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment