Aktualitet

Frikë nga Vettingu/ Gjykoi “21 janarin”, jep dorëheqjen Agim Bendo, një nga gjyqtarët më të pasur në Shqipëri

4 Nëntor 2019, 07:33 Nga DOSJA
Frikë nga Vettingu/ Gjykoi “21 janarin”, jep dorëheqjen

TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Agim Bengo ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij.  Letra e tij e dorëheqjes i është dorëzuar KLGJ-së dhe Komisionit të Vettingut.

Kërkesa e gjyqtarit për largim nga posti është miratuar sot nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, pasi Bendo ishte shprehur se kishte probleme shëndetësore.

Po kush është Agim Bendo?

Në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri. Bendo ka gjykuar çështjen e 21 Janarit, dosjen Hakmarrja për Drejtësi, çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Disa ditë para se të vinte radha e tij që të përballej me Vettingun, Bendo ka zgjedhur që të largohet nga posti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim bendo dorehiqet agim bendo vettingu agim bendo dorehiqet agim bendo vettingu

Sondazh

Poll