Aktualitet

Vrau në 1997 vëllain e ish-kryetarit të PS-së Sarandë, ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari, i dënuar me 18 vite burg (EMRI)

4 Nëntor 2019, 07:24 Nga DOSJA
Vrau në 1997 vëllain e ish-kryetarit të PS-së Sarandë,

Tiranë- Ekstradohet nga Greqia, Kudret Shametaj, 55 vjeç pasi rezulton i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë që Shametaj në vitin 1997, në Manastir të Sarandës ka vrarë, Andon Merkurin, vëllain e ish-kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

Njoftimi i Policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tiarana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet 55-vjeçari nga greqia kudret shametaj ekstradohet 55-vjeçari nga greqia kudret shametaj

Sondazh

Poll