Bota

Të lodhur nga lufta, disa civilë në Gazë: Hiqni dorë dhe dorëzohuni, Sinwar ka vrarë njerëzit e tij

Egjipti dhe Katari vijojnë përpjekjet për negociata, por për momentin Izraeli dhe Hamasi nuk janë të interesuar për një armëpushim.

11 Dhjetor 2023, 20:56 Nga A.TH
Të lodhur nga lufta, disa civilë në Gazë: Hiqni dorë
Foto Ilustruese

GAZA- Hendeku midis Izraelit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe shteteve arabe dhe pjesës më të madhe të botës nga ana tjetër nuk mund të ishte vërtet më i madh. Me mbështetjen diplomatike të SHBA-së dhe me më shumë municione të saj që po dërgohen në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu e ka bërë të qartë se për të arritur qëllimet e tij për shpëtimin e pengjeve, me rëndësishme është shkatërrimi i Hamasit.

Mediat e huaja shkruajnë se problematika janë civilët dhe duket se ata janë vërtet të lodhur saqë akuzojnë liderin e Hamasit si fajtor të situatës. Sky News solli pamje dhe dëshmi nga jeta në Rripin e Gazës.

“Jemi të lodhur, mjaft, nuk më ka mbetur frymë. Çfarë rezolute? Vetëm hiqni dorë dhe dorëzohuni. Ky është akt i idiotëve! Ai shkaktoi vdekjen e popullit të tij. Sinwar ka vrarë njerëzit e tij” bërtiti një burrë para kamerës së Sky News.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe negociatorët e paqes nga Katari dhe Egjipti janë qartazi të zemëruar, por këmbëngulin se ata do të vazhdojnë të kërkojnë një mënyrë për të ngushtuar hendekun midis dy palëve dhe për të gjetur një zgjidhje. Pavarësisht punës së tyre të admirueshme, në të vërtetë ata nuk do të shkojnë shumë larg për momentin, sepse asnjë nga protagonistët Hamasi dhe Izraeli nuk duken gjithsesi jashtëzakonisht të interesuar për një armëpushim. Kjo mund të ndryshojë sepse luftimet po intensifikohen tani, dhe ndërsa të dyja palët po humbasin njerëz, numri i Hamasit është dukshëm më i lartë.

“Ata janë më të shumtë në numër dhe të armatosur”, shkruan Sky News.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll