Sport

Filipe Luís i kërkon falje Di Marías, për fjalët që ka thënë për gruan e tij: "Është keqardhja më e madhe e karrierës sime"

Pas dy dekadash karrierë, mbrojtësi brazilian Filipe Luís ndan një nga "pendimet e tij më të mëdha" dhe i kërkon argjentinasit Di Marías falje

11 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Filipe Luís i kërkon falje Di Marías, për fjalët

BRAZIL - Filipe Luís, ish-lojtari i Real Madrid, Deportivos dhe Atlético Madrid, ka treguar dhe ndarë keqardhjen e tij më të madhe në 20 vitet e tij si futbollist profesionist.

"Unë do të hap zemrën time dhe do të tregoj keqardhjen më të madhe të karrierës sime. Nëse ka diçka për të cilën me të vërtetë jam penduar që e kam bërë, do të doja të kthehesha pas në kohë dhe të mos e bëja më… ishte kundër Ángel Di María.

Mbrojtësi 38-vjeçar brazilian, teksa së fundmi u tërhoq nga futbolli, nis të flasë në 'Charla Podcast'...

“Mbërrita te Atlético Madrid, do të luanim kundër Real Madridit dhe Kun Agüero më tha: “Filipe, nëse i afrohesh dhe do ta provokosh, ai do të largohet nga loja. Shko dhe foli për gruan e tij". Dhe unë mbërrita dhe i thashë: "Gruaja jote, nuk e di çfarë. E mallkova dhe i thashë emrin e gruas së tij (Jorgelina Cardozo). Ai më shikoi me kokën poshtë dhe me të vërtetë nuk luajti mirë në ndeshje,"- kujton ai nga Jaraguá do Sul (Brazil).

Filipe Luís i kërkon falje Di Marías, për fjalët

"U ktheva në shtëpi dhe u pendova shumë për atë që kasha bërë. Ángel Di María... një mijë falje, mik, më fal për atë që të kam bërë këtë,"- tha Filipe Luis i penduar.

Pavarësisht provokimit, Real Madrid i Di Marías fitoi 2-0 kundër Atlético Madrid të Filipe Luís, me golat e Carvalho dhe Özil, në një derbi të Madridit të luajtur në nëntor 2010.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll