Sport

Girona nuk është më një rastësi, kalon dhe lë pas edhe Barcelonën! - VIDEO

Girona me këtë fitore madhështore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, dy më shumë se Reali i Madridit, kurse Barça mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.

11 Dhjetor 2023, 00:21 Nga DOSJA
Girona nuk është më një rastësi, kalon dhe lë pas

SPANJE - Girona i jep leksion futbolli Barcelonës në Montjuic (2-4) dhe merr e vetme kreun e renditjes në La Liga pas javës së 16-të.

E konsideruar befasia e kësaj pjese të parë të sezoni, dominoi në derbin e Katalunjës, duke u shfaqur pikërisht në stilin e “blaugranave” në organizimin e lojës dhe qarkullimin e topit dhe me karakterin e shfaqur në fushë.

Një fitore 2-4 mes emocioneve dhe spektaklit, që hedh poshtë çdo aludim se ecuria e kësaj skuadre është rastësi.

Golat e Dovbyk, Gutierrez, Valey e Stuani bënë që finalizime e Lweandowskit e Gundogan të merrnin vetëm vlerë statistikore.

Një humbje e rëndë për Barcelonën, që tregon ndoshta limitet që ka skuadra e Xavit. Girona me këtë fitore madhështore ngjitet në kuotën e 41 pikëve, dy më shumë se Reali i Madridit, kurse Barça mbetet në vendin e katërt me 34 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Dhjetor 2023, 21:00

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtun...