Sport

Sulmuesi shtang të gjithë në Kroaci me këtë gol ndaj Rijekës! – VIDEO

Sulmuesi i majtë, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me përfaqësuesen e Kosovës, realizoi një gol shumë të bukur.

10 Dhjetor 2023, 22:20 Nga DOSJA
Sulmuesi shtang të gjithë në Kroaci me këtë gol ndaj

KROACI - Gol dhe fitore për Arbër Hoxhën në Kroaci. Slaven Belupo, ku luan edhe Bujar Pllana, siguroi një fitore befasuese 2-4 kundër Rijekës, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në HNL.

Hoxha realizoi golin e “pokerit” pesë minuta përpara fundit të ndeshjes, i pesti sezonal në kampionatin kroat për 25-vjeçarin dardan.


Sulmuesi i majtë, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me përfaqësuesen e Kosovës, realizoi një gol shumë të bukur. Hoxha u nis me top nga mesi i fushës dhe mposhti portierin kundërshtar me një parabolë plot klas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Dhjetor 2023, 21:00

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtun...