Sport

Klubi i Nantës në Francë, tashmë shet edhe prezervativë, nën moton: “Me ty"!

Prodhuesit presin përgjigjen e fansave të tyre për aksesorin e ri...

10 Dhjetor 2023, 22:03 Nga DOSJA

Klubi i Nantës në Francë, tashmë shet edhe

FRANCE – Dyqani zyrtarë i klubit të Nantes në Francpë, shet të gjitha llojet e aksesorëve, nga bluzat, sende të ndryshme me emrin e klubit, unazat e çelësave, byzylykët, madje edhe... prezervativët.

Klubit francez iu tha të rinovonte dhe të bënte një ndryshim në recetën klasike të ndjekur nga ekipet e tjera me disa shtesa pikante.

Klubi i Nantës në Francë, tashmë shet edhe

Siç mund ta shohë kushdo që shfleton dyqanin online të ekipit, butiku shet një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë prezervativë në ngjyrat e Nantes (jeshile dhe të verdhë).

Në paketimin e prezervativit shkruan “me ty” që është edhe slogani i fushatës. Çdokush mund ta gjejë produktin në kategorinë “aksesorë” të butikut të klubit francez, i cili nëse në asgjë tjetër nuk po bën diçka, sa i përket futbollit, arrin të bëjë diferencën me këtë lëvizje.

Klubi beson se tifozët e tyre do ta vlerësojnë produktin e ri. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Dhjetor 2023, 21:00

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtun...