Sport

Ndodh gjithçka në Roma-Fiorentina, 3 kartona të kuq, por vetëm barazim 1-1! - VIDEO

Në Olimpico Verdhekuqtë e nisën mire, më pas skuadra Violë reagoi dhe arriti të gjente barazimin e rezultatit pas daljes me të kuq të Zalewskit. Me të kuqe doli në fund të ndeshjes edhe Lukaku.

11 Dhjetor 2023, 00:35 Nga DOSJA
Ndodh gjithçka në Roma-Fiorentina, 3 kartona të kuq, por

ITALI - Në ndeshjen e 15-të të Serisë A, Roma dhe Fiorentina barazuan 1-1 dhe humbën terren në garë për vendet e zones së Champions League. 

Në Olimpico në pjesën e parë, Verdhekuqtë e thyen menjëherë ngërçin në ndeshjen me Lukakun që në minutën e 5-të të ndihmuar edhe nga Dybala, më pas argjentinasi u largua nga fusha për shkak të një problemi muskulor. 

Në pjesën e dytë, skuadra Viola shtoi disi ritmin dhe arriti të dominonte me kontrollin e topit dhe të lojës. Bonaventura goditi traversën dhe Martinez në minutën e 66-të arriti të barazojë rezultatin ndërkohë që dy minuta më pare Zelewski kishte dale me të kuq.

Në fundin e ndeshjes edhe Lukaku merr karton të kuq, ndërkohë që për skuadrën violë, të kuqin në fundin e ndeshjes e merr Milenkoviç. Sa i përket rezultatit asgjë nuk ndryshoi dhe shifrat e ndeshjes në fund mbetën 1-1, duke i ndarë të dyja skuadrave nga një pikë që nuk i vlen për asgjë për objektivat që kanë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Dhjetor 2023, 21:00

Santos heq numrin "10" të Peles...

BRAZIL - I zbritur në Serie B për herë të parë në histori pas 111 vitesh, klubi i Santos-it shkoi në zgjedhje të shtun...